52
Gjatë vizitës së tij në Dragash, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i bindur se me përvojën që kanë, nëse fitojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, në mandatin e dytë do të kenë mundësi të punojnë më mirë e më shpejt.
Kurti thotë se nuk kanë mundur që gjithçka të rregullojnë vetëm në mandatin e parë, ndonëse shprehet i bindur se janë në rrugë të drejtë
“Nuk kemi mundur që gjithçka të rregullojmë vetëm në mandatin e parë, unë jom i bindur që jena në rrugë të mbarë e të drejtë. Edhe në këtë mandatin e dytë edhe me përvojën që e kemi, kena me mujt me ec edhe më mirë edhe më shpejt”, tha Kurti.