Vjosa Osmani: Vendimi i KQZsë duhet të respektohet, Lista Serbe ndërlidhet me akte terroriste

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me mos certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ajo ka thënë se Lista Serbe është organizatë, ku individët e saj kanë kryer akte terroriste dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Kosovës dhe se KQZ si institucion i pavarur ka vendosur në mënyrë të pavarur për këtë vendim.

banner

”Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional.”, ka thënë Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy