Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe njëherësh kandidat për kryeministër ka njoftuar për katër projektet e tyre kryesore kulturore, të cilat do të jenë pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës.
Përmes disa fotografive të postuara në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se kostoja e gjithë kësaj kap vlerën 60 milionë euro.
“Nga Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës – janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të transformojë kulturalisht Kosovën. Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!”, tha Abdixhiku.