Bora shkakton befasi, e fiton derbin e kryeqytetit ndaj Sigal Prishtinës

by Nexhat

Bora ka fituar derbin prishtinas ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 81:76 (20:19, 17:21, 24:17, 20:19), në ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me epërsi prej tetë pikësh, 11:3, por mysafirët u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 12:12, ndërsa çereku i parë përfundoi 20:19. Bardhekaltrit në periudhën e dytë kishin epërsi konstante prej pesë pikësh, kurse pjesa e parë përfundoi 37:40.

banner

Në periodën e tretë, bardhekaltrit u shkëputën deri në tetë pikë epërsi 46:54, por Bora me një seri prej 11:0 përmbysi shifrat në 57:54, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 61:57. Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua përballje interesante, ku Bora ngriti epërsinë në 77:67, por bardhekaltrit afruan shifrat në 77:74, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Bora triumfoi 81:76.

Njëkohësisht kjo ishte fitorja e parë për Borën ndaj Sigal Prishtinës. Për Borën ky është edicioni i parë në elitë.

Më të mirët te Bora ishin Rrezart Memedi me 24 pikë e shtatë kërcime dhe Adem Mekiq me 20 pikë, katër kërcime e nëntë asistime, ndërsa te Sigal Prishtina më i dalluari ishte Henrik Sirko me 20 pikë e shtatë kërcime.

Bora ka katër fitore e nëntë humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e shtatë humbje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy