Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj ka folur për miratimin e ankesës së Listës Serbe nga PZAP lidhur me moscertifikimin e kësaj partie nga KQZ për zgjedhjet 2025.
Hoxhaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se këto veprime vetëm po e forcojnë Listën Serbe në veri.
Ai tha se e gjithë kjo është përpjekje për manipulimin e opinionit publik.
“Vendimin që e ka marrë PZAP është fjala e fundit finale. Ne e kemi ditur, se edhe loja që e ka bo KQZ më shumë ka qenë në funksion të Kurtit dhe të idesë së tij qendrore, se veriu I Kosovës është një platformë elektorale për të e jo shtetërore.
E kemi parë si përpjekje për të manipuluar me opinionin publik. Kurti e ka përdorur në këto tri vitet e fundit, si edhe tash në fushatën zgjedhore, veriun e Kosovës në platformë elektorale, që mban në pushtet Albin Kurtin në Prishtinë dhe Aleksandër Vuciqin në Beograd.
Politikisht, Listën Serbe këto veprime më shumë e forcojnë atë në veri”, tha Hoxhaj.