PZAP anuloi vendimin për moscertifikimin e Srpska’s, Kryeziu: Ja pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së

by Nexhat

Ismet Kryeziu nga KDI-ja, ka reaguar pasi që sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e rrëzoi vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe, duke thënë se ‘‘Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore’’,

Ja, pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së?

banner

Sot, PZAP ka anuluar njoftimin e KQZ-së të datës 23.12.2024 dhe ka urdhëruar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj. Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore.

KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik.

Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy