Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë

by Nexhat

Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje është aprovuar Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive.

banner

Po ashtu janë ndarë 1 milion e 100 mijë euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare në Luginë që merren me bujqësi.

“Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”

Vendimi tjetër është aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy