Telashe me rrymë në Kosovë: Ministria e Ekonomisë: Uleni konsumin e energjisë elektrike

by Nexhat

Ministria e Ekonomisë ka dalë me një njoftim për reduktimet e rrymës që po ndodhin ditëve të fundit në vend. Nga kjo ministri thonë se sipas informatave nga operatorët e rrjetit, KOSTT dhe KEDS, “vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i mbingarkesës së sistemit elektro-energjetik e jo nga mungesa e energjisë elektrike”.

Sipas ministrisë, konsumi i energjisë elektrike është rritur në rajon e në disa vende evropiane.

banner

“Aktualisht, rrjeti i shpërndarjes dhe transmisionit ka arritur kapacitetin maksimal të shfrytëzimit (mbi 1400 MW gjatë ditës dhe mbrëmjes). Kjo mbingarkesë po rrezikon stabilitetin e sistemit dhe furnizimin e disa zonave, për shkak të prishjeve që shpesh ndodhin në mot të lig ose mungesës së kapaciteteve të lira alternative për furnizim”, thotë ministria.

Ministria thërret konsumatorët për uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Por, sipas ministrisë “këto probleme mund të adresohen vetëm duke ulur konsumin e energjisë elektrike, dhe duke sanuar problemet teknike në terren”.

Reagimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy