Bashkësia Islame dhe Arabia Saudite inauguruan projektin, nga 50$ në muaj për 500 fëmijë

by engel

Sot, në prani të anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, është inauguruar zyrtarisht projekti “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, një nismë e rëndësishme e realizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Projekti ka për synim që 500 fëmijë jetimë në Kosovë, pa asnjë dallim, të përfitojnë një ndihmë financiare prej 50 eurosh çdo muaj për një periudhë njëvjeçare.

banner

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shprehu mirënjohje për Qendrën e “Mbretit Selman” për këtë projekt dhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë ofruar ndër vite për popullin e Kosovës. Ai theksoi synimin që nga viti i ardhshëm të zgjerohet ky program duke përfshirë edhe më shumë fëmijë jetimë.

Ndërkohë, Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti”, vazhdimisht ka qenë pranë familjeve në nevojë.

Megjithatë, ndihma ndaj fëmijëve jetimë mbetet një prioritet i veçantë për këtë institucion, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme për ta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy