Kryetari i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski që në interes të stabilitetit të vendit të tërheq iniciativat për Ligjin për gjuhët.
“A do e tërhiqni në interes të stabilitetit, progresit dhe të respektit ndaj komunitetit të dytë në këtë shtet, shqiptar, tha mes tjerash Blerim Bexheti në pyetjen drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, partia e të cilit është pjesë e njërës prej 13 nismave në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, përcjell “TV21”
Bexheti pyeti Mickoskin nëse kanë vullnet që ta tërheqin këtë nismë.
“A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni këtë iniciativë, ku kontestoni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, pasi që të jeni të bindur se përveç 10 vetave, 15 që i keni rehatuar në kolltuqet e kabinetit qeveritar tuajin, nuk ka shqiptar që pajtohet me abrogim të ndonjë presje, e jo të ndonjë neni”?”, tha Bexheti
Bexheti poashtu shtroi pyetjen Kryeministrit se çfarë mekanizmi ka gjetur për partnerin e koalicionit VLEN, që sipas tij, po i ndërrojnë fjalët publike.
“Çfarë mekanizmi keni gjetur për ata që gjithë fjalët e thëna publike, po i ndërrojnë. Nuk dua të përsëritem, kolegu paraprak, unë pa ditur se çfarë pyetje do të parashtrojë, i tha disa çështje për ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Bexheti