Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë

by Merita

Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryeministri aktual, Albin Kurti po e turpëron shtetin para partnerëve ndërkombëtarë.

Ajo shkroi në Facebook duke iu referuar moscertifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje, gjë që PZAP e ka detyruar KQZ-në që ta bëjë, pas ankesës së kësaj partie.

banner

“Lirine e sollem per gjithe qytetaret e Kosoves, politikanet si Kurti qe nuk luajten rol per lirine, po demtojne imazhin e shtetit te lire, demokratik, sovran te Kosoves – njehere nuk certifikojne ca subjekte politike per zgjedhje pastaj detyrohen ta bejne – Nuk eshte hera e pare qe ky kryeminister qe turperon shtetin tone para partnereve nderkombetar”, shkroi Edita Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy