Pas pjesës së parë të sezonit, klubet e Superligës i kanë nisur ndryshimet e para në ekipet e tyre.
Dukagjini përmes faqes së vetë zyrtare në Facebook njofton se i ka ndarë rrugët me futbollistin Arbër Shala, i cili ishte pjesë e kësaj skuadre për plot katër vjet e gjysmë,
Klinasit i kanë uruar suksese në të ardhmen futbollistit, duke ia lënë dyert e hapura për t’u rikthyer në të ardhmen.
Dukagjini e mbylli pjesën e parë të sezonit të Superligës në vendin e shtatë me 21 pikë, sa i ka edhe i gjashti Gjilani, por duke mbetur i rrezikuar për të rënë nga liga
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit gjelbër e bardhë për ndarjen me marrëveshje të dyanshme me futbollistin