“Forever Young” është kënga më e njohur në TikTok globalisht

by Merita

Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville nga viti 1984 u bë më e njohura globalisht në rrjetin social TikTok këtë vit, ndërsa postimet britanike në rrjet panë një rritje të konsiderueshme të përdorimit të këngëve të vjetra, transmeton “Guardian”.

Nga 50 “këngët kryesore” në TikTok, 20 prej tyre janë të dekadave të mëparshme, të cilat e bënë muzikën më të vjetër, si këngët e grupit Bronski Beat dhe këngëtaren Shada, shumë të njohura, dhe hiti më i madh britanik në TikTok është kënga “Blood Orange” nga Devonte Hynes, e cila u përdor në 1.1 milion postime.

banner

Kreu i rregullatorit të muzikës në TikTok, Toyin Mustafa tha se rrjeti kishte krijuar një “fushë të barabartë loje” për muzikën dhe se këngët e vjetra dhe të reja morën “dashuri të barabartë” nga përdoruesit e TikTok.

“Kjo i jep mundësi artistëve të gjejnë audiencë në çdo fazë të karrierës së tyre. Vërtet ka pasur një demokratizim të muzikës”, tha Mustafa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy