Fushë Kosova me rrethinë pa rrymë nga ora 12:00-15:00, njoftohet për një intervenim emergjent

by Nexhat

Nga ora 12:00 deri në 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesë Fushë Kosova me rrethinë.

Kështu beri të ditur Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i cili ka njoftuar se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 Dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë

banner

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë (reduktimi i parashikuar 47 MË)”, thuhet më tej në njoftim.

KOSTTT tha se punimet në fjalë realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1.

“KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy