“Jam shumë mirë, mbaruan dramat”, Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon pas kaq shumë vitesh

by Nexhat

Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike së fundmi.

Këtë telefonatë siç duket ia mundësoi miku i saj, Elton Ilirjani, i cili e gjeti artisten duke i siguruar akomodim në një hotel në New York.

banner

Parashqevi dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur bisedonte me kompozitorin Çako, i cili edhe e shkroi këngën ikonike të artistes “E duam lumturinë”.

Video: Parashqevi Simaku / shqiptaret_e_amerikes

“Jam shumë, shumë mirë me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit për Elvirën edhe Eltoni më tha do të flasësh? I thashë unë patjetër sepse kemi shumë vite që s’kemi folur qëkur bëmë një fotografi qëkur morëm çmimin e parë nuk jemi takuar i thashë, të lutem”, i tha artistja e saj, derisa shpërfaqte ngrohtësi.

Parashqevi Simaku ka qenë personazhi më i komentuar kohëve të fundit, pas kronikë së televizionit amerikan në të cilën u shfaq artistja duke marrë ndihma.

Ajo ka qenë për vite e pastrehë duke pritur në stacionin e trenit djalin e saj, nga martesa me muzikantin Robert Nohfe, nga i cili është divorcuar vite më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy