Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqërohen në polici

by Nexhat

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici për intervistim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

banner

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, ka thënë Kelani.

Ai shtoi se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhen të ditura informacionet shtesë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy