Kryeministri Kurti duket në siklet, nuk rresht duke i ftuar mërgimtarët për t’u regjistruar për zgjedhje! (VIDEO)

by engel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar sërish mërgatën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti ka thënë edhe se, procedura për një gjë të tillë kurrë s’ka qenë më e lehtë. Këtë thirrje kryeministri e ka realizuar me një “video selfi” nga një makinë zyrtare e cila kuptohet se është në lëvizje.

‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë’’, ka thënë ai mes tjerash.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy