Në mungesë të energjisë elektrike mbyllet qendra e mjekësisë familjare në Ferizaj

by engel

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt është mbyllur në mungesë të energjisë elektrike. Drejtoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Nadire Ymeri, bëri të ditur për Kallxo.com se stafi janë tërhequr në qendër, me ç’rast edhe pacientët janë referuar të shkojnë atje.

“Qendra e Mjekësisë Familjare është mbyll sepse nuk ka pasë energji. Na është dashur të sjellim stafin në qendër në Ferizaj. Në mungesë të rrymës stafi kanë pas ftoftë. Në derë është vënë njoftimi që pacientët të vijnë në qendër po ashtu”- ka deklaruar Ymeri.

banner

Qendra, që sipas drejtoreshës është mbyllur sot, kishte orarin e punës nga ora 08:00 deri në 14:00“Gjatë orarit të punës nuk ka pasë energji. Pasdite nuk punohet”- ka shtuar ajo.Ditëve të fundit, Komuna e Ferizajt po qëndron më së keqi sa i përket furnizimit me energji elektrike.

“Komuna e Ferizajt qëndron më së keqi me mungesë së energjisë elektrike, për shkak të mungesës së kapaciteteve transmitive, për çka, mbingarkesa në nivelin e transmisionit janë paraqitur në këtë rajon”, – thuhet në përgjigjen zëdhënësit të KEDS, Lulzim Krasniqi për Kallxo.com.

Të mërkurën edhe Ministria e Ekonomisë ka reaguar në Facebook lidhur me reduktimet e energjisë elektrike.Sipas këtij dikasteri, reduktimet janë duke ardhë si pasojë e mbingarkesave të shumta.Në prag të festave të fundvitit, disa komuna në Kosovë po përballen me mungesë të rrymës për orë të tëra.

Ndalja e energjisë elektrike po thuhet të jetë për arsye të mbingarkesës për shkak të konsumit të lartë të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve në këto kohë, pas motit me temperatura të ulëta.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se po punon me kapacitete të plota, ndërsa kompania për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS) nuk i ka quajtur reduktime, por “mbingarkesa” dhe ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë maksimalisht rrymën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy