Qeveria shqiptare aprovon shpërblim për familjet dhe individët në nevojë

by Nexhat

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar se me vendim qeverie do të shpërndahen 15,000 lek [150 euro] shpërblim për familjet dhe individët që përfitojnë nga skema sociale.

Pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu deklaroi se janë 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social.

banner

“Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm shumë të gëzuar për të gjithë familjet e individët që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale. Me vendim të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit sociale

Janë pikërisht 15 mijë lekë që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë, ata që kanë statusin e të verbrit, dhe ajo që është e rëndësishme për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara”, deklaroi ministrja Koçiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy