Renovimi i Repartit të Hemodializës në Spitalin e Prizrenit, Kurti: Janë përmirësuar kushtet e trajtimit të pacientëve

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës në këtë spital.

Duke parë nga afër renovimet atje, kryeministri falënderoi familjen Sope nga Zhuri i Prizrenit të cilët ishin donatorët e këtij investimi.

banner

“Jemi sot bashkë këtu në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës. Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sope nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre, Nuhije Sope, që ishte paciente e këtij reparti”, tha ai

“Jemi sot bashkë këtu në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës. Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sope nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre, Nuhije Sope, që ishte paciente e këtij reparti”, tha ai.

Tutje, në njoftim të Kryeministrisë bëhet e ditur se në tërësi, renovimi është realizuar në katër faza dhe ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës e stafit.

“I gjithë investimi në këtë repart ka arritur shifrën e kostos prej 150 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy