Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është mbyllur një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut.
Ai tha se kjo u bë “në respektim të plotë të legjislacionit tonë” dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe “të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë”
Sipas materialeve të siguruara nga Policia, Sveçla tha se bëhet fjalë për një institucion i cili “jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”.
“Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, tha ai