Visar Azemi: Mungesa e energjisë elektrike po ndodh sepse qeveria nuk është e aftë të ofrojë zgjidhje

by engel

Tash e disa ditë qytetarët në shumë komuna po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Fajin për këtë gjendje, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka Qeveria.

Anëtari i kësaj partie, Visar Azemi, vlerëson se reduktimet janë si pasojë e mungesës së vizionit për plan konkret nga ana e Qeverisë.

banner

“Reduktimet që kanë filluar në shumë qytete e fshatra janë shumë të ashpra. Gjendja bëhet edhe më e vështirë nëse marrim parasysh edhe të ftohtin që po mbretëron tek ne. Këto reduktime dhe kjo mungesë e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofroj zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike”, tha Azemi.

Por, Azemi vlerëson se LDK-ja e ka një zgjidhje për këtë problematikë.

“Kemi ripërsëritur se mungesa e energjetike eliminohet vetëm me ndërtimin e centralit modern me gazë, projekt i cili është në planprogramin e LDK-së dhe do të filloj së zbatuari menjëherë pas ardhjes në pushtet. Kosova duhet të ndërtoj këto kapacitete gjeneruese të energjisë elektrike jo vetëm për sigurinë nacionale të saj që është jashtëzakonisht, por edhe për heqjen e varësisë energjetike nga importet. Këto investime do të ndikojnë që qytetarët të kenë energji elektrike me një kosto të përballueshme”, shtoi Azemi.

Ndërkohë KESCO ka njoftuar se me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 megavat në kohë të caktuara.

Si rezultat, sistemi elektro-energjetik është ngarkuar tej mase, duke shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin.

Vështirësitë janë hasur veçanërisht në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit.

Për të ndihmuar në këtë është kërkuar nga qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12.00 dhe pasdites nga ora18:00-00:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy