Analiza e DW: Çfarë pritet në politikën e brendshme gjermane 2025?

by Merita

Politika e brendshme gjermane në vitin 2025 do të përballet me sfida të mëdha: migrantët, sulmet kibernetike, mbrojtja e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Lufta kundër ardhjes ilegale të migrantëve, mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm – këto janë vetëm disa nga detyrat me të cilat qeveria e re federale e Gjermanisë do të përballet në politikën e brendshme në vitin 2025, pavarësisht se kush e drejton qeverinë pas zgjedhjeve të reja në shkurt.

banner

Megjithatë, po të pyesësh politikanët në Bundestag, të cilët kanë qenë në krye të politikës vitet e fundit, të gjitha këto sfida janë nën hijen e krizës së thellë ekonomike. Kompanitë e mëdha industriale si Volkswagen (VW) po shpallin shkurtimin e dhjetëra mijëra vendeve të punës, njerëzit janë të shqetësuar për punët e tyre dhe vuajtjet nën barrën e inflacionit të lartë.

Çmimet e larta të energjisë dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Marko Vanderwitz(CDU) ishte përfaqësuesi i qeverisë federale për landet e Gjermanisë Lindore deri në vitin 2021, një politikan nga Saksonia thotë për DW: “Problemi më i madh që kemi në vendin tonë është se ekonomia po lëkundet. E kjo me të vërtetë godet në zemër të qëndrueshmërisë së ardhshme. Problemi i madh është se po humbasim besimin në politikën e atyre që krijojnë ekonominë”.

Arsyeja: çmimet shumë të larta të energjisë, niveli i lartë i pagave gjermane, infrastruktura e rrënuar, konkurrenca e madhe nga Kina. Por edhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe burokracia në rritje. Sipas Omid Nuripur, ish-lideri i partisë së të Gjelbërve, kjo pikë e fundit mbi të gjitha tregon dështimet e digjitalizimit.”

“Kemi një krizë të dyfishtë, si ekonomike ashtu edhe strukturore. Kjo mund të shihet nga fakti se faksi është ende ndër mjetet kryesore të komunikimit në departamentet e shëndetësisë. Kjo mund të shihet edhe në grumbullimin e investimeve në këtë vend,” tha ai në një intervistë për DW.

Përveç kësaj, ka sulme nga jashtë, shpesh nga Rusia, ndaj infrastrukturës, siç janë rrjetet e energjisë. “Gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e infrastrukturës kritike. Ne jemi shumë të cenueshëm në këtë fushë. E ka shumë aktorë që sulmojnë infrastrukturën kritike,” tha Nuripur.

Kjo është arsyeja pse ulja e burokracisë dhe forcimi i policisë dhe shërbimeve sekrete janë detyra të rëndësishme për vitin e ardhshëm.

Qëndrimet ndaj migrantëve

Dy çështje të tjera do të jenë edhe më sfiduese për qeverinë e ardhshme: çështjet e pazgjidhura që lidhen me migrantët dhe ekstremizmi i djathtë në rritje. Kur bëhet fjalë për migracionin, kohët e fundit ka rënë numri i kërkesave të azilit si dhe numri i migrantëve ilegalë. Por Frontexi thotë se rreth 166.000 njerëz u përpoqën të hynin ilegalisht nëBashkimin Evropian(BE) në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Gjermania ka rifutur kontrollet në të gjithë kufijtë me fqinjët e saj. CDU ka një shans të mirë të fitojë zgjedhjet e 23 shkurtit ndaj është me rëndësi politika e kësaj partie.

Problemet e bashkive

Shumë komuna njoftojnë se e kanë arritur kufirin e tyre për sa i përket pranimit dhe kujdesit për refugjatët. Komunat aktualisht po përballen me një detyrë të madhe që vështirë se mund ta përballojnë. Ato kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë federale, thonë përfaqësuesit e komunave.

Marko Vanderwicz, i cili nuk kandidon sërish për Bundestag, e sheh ndryshe. Ai beson se numri i migrantëve mund të kontrollohet, por edhe ai e di se sa e ndjeshme është kjo çështje. “Nga njëra anë, shifrat janë në rënie. Por nga ana tjetër, mendoj se çështja por stërzmadhohet. Unë njoh politikanë që thonë se situata nuk është e keqe si në vitet 2014 ose 2015,” thotë ai në një intervistë për DW.

Omid Nuripur thekson se shifrat mund të rriten sërish në vitet e ardhshme. “Ne e dimë se situata në Ukrainë mund të çojë në më shumë refugjatë dhe shohim se një ose dy konflikte në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen edhe më shumë.”

Ndërkohë për shkak të rrezikut nga ekstremistët politikë, partitë CDU, CSU, SPD, të Gjelbërve dhe FDP kanë miratuar reformën kushtetuese për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese. Reforma parashikon që ndryshimet e ardhshme në strukturën e gjykatës do të kërkojnë një ndryshim në Kushtetutën gjermane, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash./DW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy