“Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, vijë e kuqe”, Putin: Biden më sugjeroi në vitin 2021 se…

by Merita

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se homologu i tij amerikan Joe Biden i sugjeroi atij në vitin 2021 që “anëtarësimi i Ukrainës në NATO të shtyhet për dhjetë deri në 15 vjet”, ndërkohë që Ukraina kërkon anëtarësimin për një kohë të gjatë.

“Në vitin 2021, presidenti aktual i SHBA-së, Biden, më sugjeroi që hyrja e Ukrainës në NATO të shtyhej për 10-15 vjet, sepse ajo nuk ishte ende gati”, tha Putin gjatë një konference për shtyp.

banner

“Megjithatë, SHBA do ta përgatiste Ukrainën për anëtarësimin në NATO dhe do ta pranonte atë”, shtoi Putin.

Sipas tij, për Rusinë nuk ka dallim nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO sot, nesër apo pas dhjetë vjetësh.

Moska e sheh anëtarësimin e Ukrainës në NATO si vijë të kuqe, ndërsa Ukraina e konsideron atë anëtarësim si të domosdoshëm për sigurinë e saj kundër Rusisë dhe kërkon që ai të pranohet sa më shpejt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy