Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas konferencës që sot ka mbajtur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas takimit me KOSST dhe KEDS për krizën me energjinë elektrike.
Azemi ka thënë se kjo Qeveri ka dështuar të sigurojë furnizim me energji dhe ka lënë qytetarët dhe bizneset në terr.
Reagimi I plotë:
E përcolla adresimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli para gazetarëve, pas takimit që zhvilloi me KOSTT-in dhe KEDS-in
Aty u tha që ka rrymë, por ka edhe reduktime, mirëpo zgjidhje nuk ka.
Kjo qeveri, ka dështuar të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji, duke lënë qytetarët dhe bizneset në terr.
Nuk kanë asnjë plan të qartë për përballimin e krizës energjetike që po thellohet.Lidhja Demokratike e Kosovës ka një zgjidhje të qartë dhe të realizueshme: ndërtimi i termocentralit me gaz!
Ky projekt do të sigurojë energji të qëndrueshme dhe do të ulë varësinë nga importet, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit