Në një nga episodet e fundit të “Big Brother VIP Kosova 3”, banorët hapën një temë të ndjeshme dhe shpeshherë të diskutueshme, atë të moralit dhe perceptimeve të ndryshme që lidhen me të.
Biseda nisi kur Drenusha bëri një koment mbi standardet tradicionale që ekzistonin në të kaluarën. “Më parë kur një femër ka shkuar te burri e pa virgjër ka qenë e pa moralshme,” tha ajo, duke sjellë një perspektivë mbi normat shoqërore të dikurshme
Nga ana tjetër, Vullneti iu përgjigj këtij qëndrimi me një mendim më bashkëkohor dhe reflektues. Duke iu drejtuar Rovenës, ai tha: “Sot nuk është. Sot, kur i vendos një term si moral ose e pamoralshme, do me ofendu. Termi me origjinë e moralit ka tjetër kuptim.”
Diskutimi mori drejtim edhe më të thellë kur Vullneti shpjegoi që jetën seksuale të dikujt nuk duhet ta përcaktojë morali apo edukata e tyre. “Përdoret për me ia etiketu jetën seksuale, seksi nuk e përcakton edukatën tënde, është çështje e karakterit,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e mosbarazimit të jetës intime me vlerat personale të një individi.
Ky diskutim ndezi interesin e publikut, duke sjellë në vëmendje temën e moralit dhe ndryshimet që shoqëria ka përjetuar ndër vite në perceptimin e tij. Ndërkohë, biseda mes banorëve vijoi të thellohej, duke treguar se tema të tilla mbeten gjithmonë aktuale dhe të rëndësishme për të kuptuar ndryshimet sociale dhe kulturore