Deklarata e shefit të KOSTT-it, Gashi: Tallje me qytetarët, një pjesë e fshatrave janë gati 24-orë pa rrymë

by Merita

Kujtim Gashi, nënkryetar i Prizrenit në lidhje të drejtpërdrejt në FRONTAL në T7, ka deklaruar se situata me rrymë në këtë komunë është shumë e rëndë.

Ai ka thënë se një pjesë e fshatrave në Prizren janë në kolaps me rrymë, dhe se edhe kur vjen, energjia është e dobët dhe është shumë shkurt.

banner

‘‘Herë pas herë ka rrymë. Faktikisht një pjesë e madhe e lagjeve të Prizrenit dhe një pjesë e fshatrave, sidomos pjesa e fshatrave të Drinit është në kolaps vërtetë tashmë e një javë. Edhe kur vjen është shumë e dobët dhe shumë e shkurt’’, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë se ky është momentum i keq duke pasur parasysh që jemi në kohë dimri dhe afër festave.

‘‘Tu e pas parasysh që jemi në prag të vitit të ri, dhe që është ftohtë është një momentum shumë i keq. Sepse shumica e këtyre lagjeve e kanë shfrytëzua rrymën edhe për nxemje’’, ka shtuar ai.

Tutje, i njëjti ka komentuar edhe deklaratën e drejtorit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, duke e cilësuar të njëjtën si tallje.

‘‘Realisht kjo është një tallje, në kuadër të deklaratave të pamatura. Ju e dini që në qeveritë e kaluara mungesa e energjisë elektrike ka qenë diçka e tejkalume. Dhe sot pas kësaj periudhe, as përgjegjësi nuk ka, por kemi raste të tilla të talljes me qytetarë. Qytetarët janë duke e pësuar, sidomos diaspora, e cila jo veç që është e zhgënjyer, por mendojnë edhe si të kthehen para festave në vendet e tyre, sepse nuk ka zgjidhje. Tash e 5 ditë një pjesë e madhe e fshatrave, janë pothuajse 24 orë pa energji elektrike në këtë mot të ftohtë në prag të festave’’, ka shtuar ai mes tjerash, shkruan Express.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy