Demokracia Plus: Përmbushen 37% e zotimeve zgjedhore të kryetarëve të nëntë komunave

by Nexhat

Gjatë zgjedhjeve për kryetar të komunës 2021, D+ dhe partnerët e saj kanë identifikuar 201 kërkesa të qytetarëve në nëntë komuna të Kosovës.

Kryetarët aktual të këtyre komunave janë zotuar se do të përmbushin këto kërkesa gjatë mandatit të tyre katërvjeçar. Tani, kur jemi në vitin e fundit të mandatit, rezultatet e monitorimit tregojnë se në vitin e fundit të mandatit, janë përmbushur 74 zotime (37%), 95 të tjera janë në proces të zbatimit (47%) që përbën gati gjysmën e tyre, si dhe për 32 të tjera (16%) nuk ka fare progres

banner

Zotimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të bëra gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për kryetar të komunës 2021, e kanë dhënë nëntë kryetarë të komunave: Shaqir Totaj në Prizren

Ilir Ferati në Istog, Ljiljana Subariq në Graçanicë, Kadri Rahimaj në Kamenicë, Imri Ahmeti në Lipjan, Gazmend Muhaxheri në Pejë, Bedri Hamza në Mitrovicë të Jugut, Xhafer Gashi në Obiliq, dhe Fadil Nura në Skënderaj.

Në përgjithësi nga këta kryetarë të komunave janë bërë 201 zotime zgjedhore ndaj qytetarëve, të cilat duhet të përmbushen përgjatë mandatit të tyre katër vjeçar (2021-2025).

Në vitin e fundit të mandatit, janë përmbushur 74 zotime (37%), 95 të tjera janë në proces të zbatimit (47%) që përbën gati gjysmën e tyre, si dhe për 32 të tjera (16%) nuk ka fare progres.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy