​Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

by Nexhat

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot kanë proceduar transferin e pagave për shërbyesit publikë, shtesën 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç, përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe kategoritë e luftës.

Ai ka thënë se mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pension-marrës përfitues dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë, dhe se janë ekzekutuar gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.

banner

“Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës. Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar”, ka shkruar Murati në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy