Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar sot “dorën e hekurt” me një vendim të marrë rreth Llapit dhe kryetrajnerit të tij, Tahir Batatinës.
Shtëpia e futbollit kosovar ka dënuar klubin e Llapit me 10 mijë euro gjobë, për shkak të lëshimeve në organizim gjatë ndeshjes Llapi – Dukagjini.
Pa dënim nuk ka shpëtuar as trajneri llapjan, Tahir Batatina.
Batatina është dënuar me katër ndeshje mos ushtrim të detyrës, pas veprimeve të tij pas ndeshjes me Dukagjinin.
Më keq e pësoi Muhamet Rexhepi, zyrtar i klubit, i cili u dënua me një vit mosushtrim të detyrës zyrtare.
Besart Hoti, po ashtu nga Llapi është dënuar me tre muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare.