Infektologu Izet Sadiku ka treguar se si përhapet sëmundja ‘Lija e Majmunit’ dhe sa zgjatë kjo sëmundje.
Sadiku në emisionin ‘Frontal’ në T7 thotë se kjo sëmundje përhapët nga spërklat, kontakti ballë për ballë, prekje lëkurë me lëkurë si dhe përmes marrëdhënieve sekusale.
“Lija e Majmunit është një sëmundje virale, zakonisht ka qenë e përhapur te majmunët dhe brejtësit dhe konsiderohet që brejtësit pastaj e përhapin te njeriu.
Bartet edhe nga njeriu në njeriu. Sëmundja ka një ikubacion, pra prej kur infektohet deri kur paraqitet shenjat e sëmundjes, shkojnë prej 5 ditëve deri në 21 ditë, pra në atë periudhë njeriu nuk e di se është infektuar. Bartja bëhet me stërpika, prekjes lëkura më lëkurë, dhe përmes marrëdhënies seksuale. Shenjat e para mund të jenë sikur sëmundjet e tjera virale si ethet, temperaturë, dhimbje të nyjeve, pra në forma të lehta”.
Tutje ai tregon se kjo sëmundje zgjatë nga dy deri në 4 javë dhe thekson se për këtë sëmundje nuk duhet të shkaktohet panik, por të shtohet kujdesi.
“Forma më të rënda mund të jetë me puçrra në fytyrë.2 deri në 4 javë zgjat sëmundja. Nuk duhet të shkaktohet panik”, tha ai.