Milani nuk po llogarit në kapitenin e ekipit Davide Calabria dhe mund ta shesë atë në janar.
Drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar Calabrias marrëveshje të re, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2025 dhe po mendon ta shesë lojtarin në afatin e dimrit, sipas Nicolo Schira
28-vjeçari italian thuhet se është gati të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit
Interesim për mbrojtësin e djathtë tashmë ka shfaqur Como, Galatasaray dhe klube nga Arabia Saudite dhe Katari.
Transfermarkt e vlerëson lojtarin në 7.5 milionë euro.
Këtë sezon, Davide Calabria ka luajtur dhjetë ndeshje për Milanin, duke shënuar një gol