Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj: Mos keni kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, dekreton njëzet e katër prokurorë të rinj, nga të cilët pothuajse gjysma janë gra, raporton Gazeta Express.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale”.

banner

Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy