Osmani: Gashi të tërheq deklaratën për gjuhën shqipe

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të tërheq deklaratën në lidhje me gjuhën shqipe.

“Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.

banner

Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I bëj thirrje Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë

Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi më herët deklaroi se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare dhe se është gjuhë e përkthyer.

“Gjuhë e vetme zyrtare me të cilën shteti komunikon dhe institucionet flasin mes vete është gjuha maqedonase. Gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer. Unë po ju them të vërtetën ashtu siç është, nuk është diçka që mua më pëlqen, unë e kam kundërshtuar”, deklaroi Afrim Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy