PDK për arsimin, Hoxhaj: Rritje pagash, digjitalizim dhe mbështetje për studentët

by Nexhat

Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Arsimit dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, ka publikuar një video në Facebook ku prezanton arritjet e tij gjatë mandatit si Ministër i Arsimit (2008-2011) dhe premton reformat që partia e tij planifikon të zbatojë në sektorin arsimor, nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Gjatë mandatit të tij, pagat e mësimdhënësve pësuan një rritje historike prej 100 për qind, ndërsa sistemi arsimor u reformua me akreditimin e institucioneve private dhe publike të arsimit të lartë dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës shkollore.

banner

Në kuadër të programit të PDK-së për arsimin, Hoxhaj ka theksuar disa prioritete kryesore: Rritje të pagave për mësimdhënësit deri në 50 për qind, digjitalizim të arsimit, për të përgatitur gjeneratat e reja për sfidat teknologjike, krijimin e një Fondi të Bursave, për të mbështetur studentët dhe nxënësit me rezultate të larta, integrimin e teknologjive moderne në procesin mësimor, për të ndihmuar zhvillimin e një sistemi më efikas dhe të përparuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy