Përfaqësuesi i KOSTT: Problemi me energjinë elektrike është i përkohshëm, reduktimet do të zgjasin deri javën tjetër

by Merita

Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar para mediave se problemi me energji elektrike është i përkohshëm dhe siç tha ai pritet të zgjasë vetëm këtë javë dhe javën tjetër dhe më pas ngarkesa pritet të ulet.

Zeqiri para mediave tha se nuk ka mungesë të energjisë elektrike në kuptimin që prodhimi është në maksimum, por shtoi se në zona të caktuara janë të detyruar të bëjnë reduktime për shkak të mbingarkesës.

banner

“Ne jemi duke i adresu të gjitha problemet, jemi në fazat e fundit të kompletimit të punimeve. Jemi ballafaquar me shumë pengesa ligjore e administrative, nga harta zonale, problmet me prona, vendimet gjyqësore të padrejta. Ne kemi finalizu ndërtimin e nënstacionit në Fushë Kosovë, i cili e ka zgjidhë problemin e Fushë Kosovës dhe Obliqit dhe më nuk do të ketë ndërprerje. Çështja e Ferizajt është në fazën finale, kemi shpresuar që do të kryhet në fund të vitit, por ngarkesa është shumë e madhe. Në raste të caktuara, në zona të caktuara si pasojë e ngarkesës së madhe kërkohet një reduktim i pjesshëm. Është me rëndësi me sqaru që në asnjë moment as nuk ka pasë mungesë të energjisë, as reduktime në bazë të diskrecionit. Pra, jemi të detyruar vetëm në këto zona e nuk ka të bëjmë me asnjë çështje që po ngritet në opinion publik. Problemi është i përkohshëm vetëm në këtë javë dhe në javën tjetër dhe pas kësaj pritet të çlirohen kapacitet dhe të ulet ngarkesa dhe nuk do të ketë pengesa. Nuk ka mungesë të energjisë elektrike në kuptimin që prodhimi është në maksimum, ne po operojmë me katër blloqe, përveç një blloku që nuk është në funksion”, tha ai para mediave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy