Reduktimet e rrymës, Bali Muharremaj: Kemi shumë probleme – mërgimtarët s’mund ta besojnë që s’ka furnizim

by Merita

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, në një lidhje drejtpërdrejt në FRONTAL në T7, është deklaruar për problemet e rrymës, më saktësisht me reduktimet, duke thënë se ky është një problem i madh edhe në këtë qytet.

Ai ka shtuar edhe se, shumë qytetarë e kanë telefonuar në mënyrë që ky tu ofrojë zgjidhje për rrymë atyre, megjithatë kjo çështje i përket institucioneve qendrore.

banner

“Kemi problem shumë furnizimin me rrymë. Ka pas mundësi kah 500 telefonata në ditë dhe kërkonin prej kryetarit të komunës me pas rrymë. Por problemi nuk është i kryetarëve të Komunave, furnizimit duhet ta bëj Ministria e zhvillimit ekonomik. Prej mëngjesit deri në orët e vona kanë thirre me kërku rrymë. Ka probleme, shumica janë duke u ankuar. Rryma lidhet edhe me ujin, atëherë kur s’ka rrymë, nuk ka as uji”, ka deklaruar ai mes tjerash.

Po ashtu, ai ka thënë edhe se mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë: “Nuk mujn me besu që nuk ka furnizim”, ka thënë ai në T7. /GazetaExpress

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy