38
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar t’i rikthejë kreun e PD Sali Berisha në masën “arrest shtëpie”.
Më 3 janar 2025, gjykata e posaçme do të nisë punën për çështjen e Berishës me një seancë që do të mbahet në orën 10:00.
Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish- kreun e ekzekutivit, Berisha.
Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Megjithatë për avokatin e Berishës ky ankimim është i pavend.