“Thaçi, Thaçi”, qytetarët e brohorasin Kurtin derisa po hidhte gurthemelin e QKMF-së në Drenas, Lladrovci iu thotë: E kemi mysafir

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Gjatë hedhjes së gurthemelit u dëgjuan disa thirrje “Thaçi, Thaçi” nga qytetarët që ishin prezentë. Ata u mundua t’i ndalë kryetari Lladrovci, duke iu thënë se “e kena mysafir” Kurtin.

banner

Siç njoftoi më herët Zyra e Kryeministrit, me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, “po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025”.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me sipërfaqe prej 4235 metra katrorë, “do të ketë kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve”.

Qendra do të ofrojë shërbime në repartin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Ajo do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë, si dhe do të ketë vend për administratën./Express/

Pamjet e publikuara nga “DrenicaOnline”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy