Zyrtare: Benjamin Kololli rikthehet tek Sioni

by Nexhat

Klubi zviceran Sion ka njoftuar sot (e premte) përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale se kanë transferuar në radhët e tyre Benjamin Kolollin. 

Futbollisti kosovar kështu po rikthehet sërish tek klubi i cili kishte luajtur gjatë viteve 2013-2015.

banner

“FC Sion ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Benjamin Kolollin. 32-vjeçari rikthehet në Valais duke nënshkruar kontratë deri në qershor të 2026”, thuhej në njoftimin e klubit

Kujtojmë që Kololli së fundmi ishte pjesë e Baselit aty ku gjatë vitit 2024 zhvilloi 17 ndeshje duke shënuar 2 gola.

32-vjeçari në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e disa klubeve të tjera në elitën e futbollit zviceran si Lusanne-Sport dhe FC Zurich

Ai ka gjithashtu ka 24 paraqitje me fanellën e kombëtares së Kosovës ku ka arritur të shënojë katër gola për ‘Dardanët’

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy