Bejko: Veliaj po hetohet për 4 vepra penale, denoncuesi anonim është Edi Rama

by engel

Politologu Roland Bejko tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se njoftimi i SPAK se Veliaj po hetohet për 4 vepra penale, tregon suksesin e reformës në drejtësi dhe rrezon alibitë e Berishës dhe skeptikëve të tjerë. Bejko mendon se denoncuesi anonim “Nesti Angoni” është Edi Rama, ose në mos ai, dikush brenda PS-së.

Roland Bejko: “Është e pritshme që z.Veliaj do kalonte në filtrin e SPAK-ut. Ka qenë i pritshëm edhe reagimi i SPAK-ut për të shpallur akuzat.

banner

Gjykata do thotë fjalën e fundit, por politikisht lexohet si sukses i reformës në drejtësi, që rrezon alibitë e Berishës dhe gjithkujt, analistëve që kanë qenë skeptikë ndaj reformës në drejtësi, Meta po ashtu, që kjo reformë është kryer nga Sorosi.

Nëse do ishte reformë e Sorosit në morinë e figurave të PS që po shkojnë drejt dyerve të drejtësisë, do ta kishte kursyer Veliajn. Kjo reformë është bërë në radhë të parë për qytetarët shqiptarë, edhe për të mbrojtur interesat e partnerëve strategjik që e konsiderojnë rrezik korrupsionin. Mendoj që Nesti Angoni do jetë Edi Rama.

Në mos Rama dikush brenda PS-së. Lufta aty është reale por e pashpallur, e kam fjalën për klanet e ndryshme, ta merr mendja që është nga brenda. Edhe në të shkuarën komuniste letrat anonime i bënin ato të familjes politike. Nëse faktet qëndrojnë do vazhdojë hetimi.

“Veliaj është mbajtur deri tani si nr.2 i PS dhe Edi Rama në një moment të caktuar s’ka dashur t’ia lërë trashëgiminë politike Veliajt, dikë tjetër mbase ka projektuar, por nuk po them se Veliaj po rrëzohet për këto arsye, por për shkak të gabimeve që ka bërë në punën e tij.

Veliaj ka rrethin e tij brenda PS-së. Forcën e tij e tregoi edhe në zgjedhjet parlamentare në 2021, ku me mbështetjen e Veliajt, netëork-ut të tij, Xhafaj, Majko, morën më shumë vota se kushdo tjetër në listën e hapur.

Fuqia e Veliajt ndoshta e ka trembur Ramën, i është dukur e parakohshme kjo fuqi e Veliajt. Nëse gjykata do zgjedhë ta lehtësojë me dashje, kjo drejtësi do katandiset si drejtësia e vjetër, por s’besoj se do ndodhë kjo”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy