Komuna e Gjilanit dhe Ferizajt janë “kapluar” nga terri. Në dy komunat në disa lagje kryesore, furnizimi me rrymë është ndërprerë mbi 30 orë, e gjitha kjo, sipas KEDS-it, shkaku i mbingarkesave.
“Si pasojë e mungesës së kapaciteteve transmisive të transmisionit, KOSTT-i me qëllim ruajtjen e aseteve elektroenergjetike po kërkon shkyçjen për të tejkaluar mbingarkesën”, ka deklaruar zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.
Dje, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me Kryeshefin e KOSTT-it, Evetar Zeqiri dolën në konferencë për media për të njoftuar opinionin mbi këtë situatë.
Ata thanë se shkak i mungesës së energjisë elektrike në vend është “zhvillimi ekonomik” i viteve të fundit.
Ende nuk ka një afat të saktë se kur do kthehet furnizimi me energji elektrike në këto komuna, teksa ekipet e KEDS-it janë duke punuar për të sanuar problemet.