Inter vazhdon me serinë e fitoreve në Serie A, sonte fitoi si musafire ndaj Cagliarit

by engel

“Neroazurët” kaluan në epërsi në minutën e 53-të, kur Nikolo Barela harkoi dhe Alesandro Bastoni, me një goditje me kokë nga shtylla e dytë, dërgoi topin në rrjetë.

Barela e meritoi shpërblimin e lojtarit të ndeshjes pasi që me asistimin e tij të dytë në minutën e 71-të ia mundësoi Lautaro Martinez të shënoj për 0:2. Argjentinasi më në fund me këtë gol ndërpreu thatësirën e tij të golave, që zgjati 10 ndeshje duke përfshirë të gjitha garat.

banner

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes në stadiumin “Unipol Domus” e vulosi Hakan Çalhanoglu me një gol nga penalltia në minutën e 78-të.

Interi tani është në vendin e parë të tabelës me 40 pikë nga 17 ndeshje, po aq sa Atalanta, e cila gjithashtu ka 17 ndeshje të zhvilluara, por sonte luan si mysafire ndaj Lacios. Kaljari është në vendin e 18-të me 14 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy