51
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçarë, Shehide Selimi Krasniqi, nëna e dy heronjve të kombit, Mujë e Alo Krasniqi dhe halla e Rexhep Selimit, shkruan.
Lokja Shehide gjatë gjithë jetës së saj, ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Si nënë e dy dëshmorëve, ajo mbeti gjithmonë krenare dhe e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, duke qenë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Njoftimin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja Selimi dhe familja Krasniqi, ku kanë treguar se varrimi i trupit të saj bëhet sot me në ora 15:00 në varrezat e fshatit Çabiq.