Lutfi Haziri: Qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit!

by engel

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria ka lënë gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë. Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se pushteti sot viziton Gjilanin, në organizimin e gastronomisë “Kënaqësi n’fundvit”.

Këtë, ai e ka cilësuar si “Pakënaqësia n’fundvit”.
“Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë enerjergji elektrike qe më shumë se 30 orë.

banner

Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë. Terri dhe ftohti po e rritë depresionin politik e ekonomik, që nuk ia kemi pasur për borxh”, ka thënë ai ndër të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy