Peja e fortë për Bashkimin e Prizrenit, shënon fitore si musafire

by engel

Peja ka shënuar fitore në Prizren ndaj Bashkimit me shifrat 63:73 (15:21, 10:21, 25:10, 13:21), në javën e 14-t të Superligës së Kosovës në basketboll, apo të fundit për stinorin vjeshtor.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me mysafirët që në fund të kësaj pjese ishin më të mirë, për të fituar 15:21. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë, u shkëputën edhe më shumë, duke pasur epërsi deri në 17 pikë, 23:40, derisa shkuan në pushim me shifrat 25:42.

banner

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe bën rikthimin e madh në periodën e tretë, për të shkrirë epërsinë dhe për të barazuar rezultatin në 50:50, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 50:52. Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, Peja ishte më e mirë për të arritur fitoren në fund me dhjetë pikë dallim, 63:73.

Te Bashkimi më i miri ishte Mack Smith me 26 pikë e pesë kërcime, kurse te Peja u dalluan Arti Hajdari me 19 pikë, Tristan Ikpe me 17 pikë e tetë kërcime dhe Danys Lukashov me 11 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa Peja tetë fitore e gjashtë humbje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy