Policia në Podujevë kryen bastisje, gjenë dhe sekuestron armë

by engel

Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, kanë sekuestruar katër armë zjarri gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng. Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.

“Në një rast tjetër, zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë. Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar mëtejme në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy