Zelensky i kërkon Kinës që të ndikojë te Korea e Veriut për tërheqjen e ushtarëve nga fronti

by engel

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Kinës që të ushtrojë ndikim në Korenë e Veriut në përgjigje të vendosjes së ushtarëve të Koresë së Veriut së bashku me trupat ruse në luftën në Ukrainë.

“Kombi korean nuk duhet të humbasë popullin e tij në betejat në Evropë. Dhe kjo mund të ndikohet, veçanërisht nga fqinjët e Koresë, veçanërisht nga Kina”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

banner

“Nëse Kina është e sinqertë në deklaratat e saj se lufta nuk duhet të përshkallëzohet, ajo duhet të ushtrojë presionin e duhur mbi Phenianin”, shtoi ai.

Kujtojmë se Kina është aleati më i ngushtë i vendit të izoluar komunist.

Moska po përdor kryesisht trupat e Koresë së Veriut në përpjekjet e saj për të rimarrë zonën e Kurskut të Rusisë, e cila është pjesërisht e pushtuar nga trupat ukrainase, tha Zelensky.

“Ne mund të shohim se ushtria ruse dhe forcat e Koresë së Veriut nuk kanë asnjë interes për mbijetesën e këtyre koreanëve,” vazhdoi Zelensky.

Koreja e Veriut thuhet se ka dërguar rreth 10 000 trupa në Rusi për të mbështetur Moskën në luftën e saj kundër Kievit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy