Abdixhiku prezanton 5 stadiumet rajonale: Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha

by Nexhat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Lumir abdixhiku ka prezantuar në Facebook koncept idetë për pesë stadiumet rajonale, ndërtimin e të cilëve kjo parti e ka në programin e saj.

Këto pesë stadiumi, së bashku me stadiumin “Fadil Bokrri” në Prishtinë, “Adem Jashari” në Mitrovicë e Stadiumin Kombëtar me 30 mijë ulëse, Abdixhiku thotë se “do të kompletojnë mozaikun e peisazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona”.

banner

“Në këtë të diel të sportit, të futbollit , më lejoni të ju flas për 5 stadiumet rajonale, që i kemi prezantuar si koncept ide tashmë para investitorëve potencial, pjesë e programit tonë politik tashmë të zotuar publikisht. Në Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, do të ndërtohen stadiumet e reja rajonale, të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse. Kosto e një stadiumi të tillë është rreth 12 milionë euro; financim i Qeverisë Qendrore. Këto pesë stadiume rajonale, së bashku me Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, e Stadiumin e Ri Kombëtar me 30 mijë ulëse, do të kompletojnë mozaikun e peisazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona”, shkroi kryetari i LDK-së në një postim në Facebook.

Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha, tha ai.

“Aso që e ngritë vendin tonë përtej cinizmit, fjalëve të thata, e pështymave urrejtëse politike ku jemi sot. Kosova ka nevojë për transformim rrënjësor që na nxjerrë nga epiteti i ‘të fundit në Evropë’! Kosova ka nevojë për ndryshim dhe atë rrënjësor! Këto janë zotimet tona! Këto ne do t’i bëjmë!”, shtoi Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy