Deklarata e Kurtit për gjuhën shqipe, Ahmeti: Ka krijuar indinjatë tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut

by Nexhat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, tha se në RMV nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas Ahmetit, Kurti është keq informuar dhe kërkon nga ai që të reflektojë sepse me atë deklaratë ka krijuar indinjatë tek qytetarët shqiptarë të Maqedonisë 

banner

“Si shtet i pavarur dhe sovran dhe të humbësh miq në këtë situatë është me të vërtetë e njëshme dhe e dhimbshme ky është mesazhi që kam nxjerr nga të gjitha studimet. Nëse do të mbash nën thundër shqiptarët ato përçaj nëse do të zgjerosh tokat e Serbisë, ngushto tokat e shqiptarëve. Mua më ka dëshpëruar dhe kam dashur të besoj që kryeministri i Kosovës ka qenë i keq informuar nga politikanët në Maqedoni, lidhur me gjuhën zyrtare shqipe, ajo është zyrtare dhe e sanksionuar me Kushtetutë dhe me marrëveshjen e Ohrit, është njëra nga shtyllat kryesore të marrëveshjes. Uroj që të reflektojë sepse ka ngjallur indinjatë tek qytetarët e Maqedonisë, për çështje madhore të gjithë duhet të jemi bashkë sepse për atë gjuhë Kosova ka djem që janë vrarë dhe po shkrihet. Nuk na kanë dhënë dhuratë por i kemi fituar me gjak, duhet të jemi të kujdes me zhvillimet dhe prononcimet”, tha Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy